Gjuajtje me armë në Obiliq, dy të arrestuar

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Obiliq.

Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Dy persona kanë përfunduar në pranga ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Në vendin e ngjarjes është parë Policia e Kosovës duke u marrë me rastin, ndërkohë burimet e Indeksonline kanë thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, kallashnikov.

Nuk dihen ende motivet e këtij rasti ndërkohë hetimet ende po vazhdojnë.