Gjobë dhe konfiskim i targave për hedhje të dheut pa leje

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka shqiptuar gjoba për ata që kanë hedhur dheun pa një leje paraprake.

Gjoba e shqiptuar ndaj një rasti ka qenë 500 euro dhe konfiskim i targave.

Këtë e bëri të ditur drejtori i këtij sektori, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook.

“Hedhja e dheut pa leje paraprake, është e ndaluar! Gjobe dhe konfiskim i targave”, ka shkruar Tahiri.