Gjilani në zi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.

Haziri tha se me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planikuar për sot, si dhe do të vendosen amujt në gjysmështizë, në të gjitha institucionet komunale.

Ndryshe, pas tragjedisë Gjilanin e kanë vizituar krerë institucionesh të rëndësishme të vendit, ndërsa njëjtë do të jetë edhe sot.

Fillimisht në ora 10:30, Haziri do të presë në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. Ndërsa në 15:00, kreu i Gjilanit do të presë në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani.

Më pas, kryeparlamentarja Osmani do të mbajë fjalim para kuvendarëve të Gjilanit si dhe do të vizitojë shkollën llore “Thimi Mitko”. Ndërsa në orën 17:00 Haziri dhe Osmani do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. /kp