Gjendje e qetë në pikat kufitare, Merdarja më e ngarkuar në dalje

Derisa vikendeve të kaluara, pikat e afërta kufitare ishin të ngarkuara me kolona e pritje të gjata nga bashkëatdhetarët që po vinin drejt Kosovës, sonte duket situatë e qetë.

Në festën e Kurban Bajrait, mërgimtarët kanë zgjedhur të mos udhëtojnë, shkruan Indeksonline.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxh Kufitar, të regjistruar deri në orën 21:00, të dhënat flasin se nuk ka pasur pritje as në hyrje, por as në dalje.

Një pikëpak më e ngarkuar ka qenë ajo e Merdares, deri në 90 minuta në dalje, deri sa të tjerat 10 – 15 minuta.