Gazeta Tribuna me dizajn te ri

Pas lansimit të suksesshëm të kanalit televiziv të lajmeve, Tribuna Channel, në tregun medial në Kosovë, vjen një risi tjetër nga Tribuna Media Group. Nga orët e para të së martës, ky grup medial, ka sjellur portalin Gazeta Tribuna, me një pamje krejtësisht ndryshe nga versioni aktual. Nuk do të jetë vetëm dizajni modern ai që e bënë të dallueshëm këtë portal, por para së gjithash do të jetë përmbajtja e lajmeve të cilat do të servohen në rubrikat e shumta që janë të kategorizuara brenda tij. Versioni i ri i Gazetës Tribuna do t’u ofroj lexuesve një qasje shumë më të lehtë në shfletim të lajmeve, sikundër që do të ofroj siguri maksimale në mbrojtje të privatësisë së secilit vizitor.

Gazeta Tribuna, tashmë është shndërruar në burim informacioni jo vetëm për lexuesit besnik të saj por edhe për mediet tjera online në vend. Gazetarët e portalit dhe ata të televizionit, ndonëse janë pjesë e një familjeje mediale, do të jenë konkurrencë me njëri-tjetrin në marrje, përpunim dhe shpërndarje të shpejt të informacionit. Ky rivalitet do bëhet me synimin e vetëm që lexuesve dhe shikuesve t’u ofrohet mundësia që në kohë sa më reale, informacionet t’i marrin pikërisht nga Tribuna Media Group.