Gashi: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë deputetë të LDK-së

Shefi i deputetëve të LDK-së Arben Gashi thotë se Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë pjesë e LDK-së në parlament.

“Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani janë anëtarë të Grupit Parlamentar të LDK-së”, tha Gashi.

“Ata akoma formalisht nuk kanë dorëzuar një letër tek unë ku thonë se nuk jemi anëtarë të LDK-së.Haxhi Avdyli është në Komision në emër të LDK-së”, theksoi tutje Gashi.

Osmani dhe Avdyli publikisht vazhdimisht kanë kritikuar qevrinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.