Gashi: I lumtur që Kosova fitoi lëndën e arbitrazhit ndaj Axos

Kryetari i bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi ka shkruar se është i lumtur që Republika e Kosovës ka fituar lëndën e arbitrazhit ndërkombëtar ndaj kompanisë Axos për investimin potencial në Postën dhe Telekomin e Kosovës, raporton Gazeta Tribuna.

Ky është shkrimi i plotë i Gashit:

Shumë i lumutur që Republika e Kosovës e fitoi lëndën e arbitrazhit ndërkombëtar ndaj kompanisë Axos për investimin potencial në Postën dhe Telekomin e Kosovës. Kjo tregon që megjithatë shteti i Kosovës ka kapacitete ta mbrojë veten dhe Tekekomi i Kosovës me gjithë problemet që ka është aset me rëndësi për shtetin e Kosovës. Kam pasur fatin të jem pjesë e ekpit përgatitor të mbrojtës të Repuvlikës së Kosvës dhe dëshmitar kyç në këtë proces së bashku me kolegë të tjerë.