Gashi: Besojmë në pafajsinë e grupit “Drenica”

Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka deklaruar se deri në fund të këtij muaji do të përgundojë procesi gjyqësor në rastin “Drenica 1”, dhe “Drenica 2”.

Ai ka thënë për Epokën e Re se në bazë të provave, prokuruoria e EULEX-it ka dështuar në dokumentimin e fajësisë së Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve.

Avokati Gashi ka thënë se mbrojtja beson fuqishëm se trupi gjykues do të nxjerrë aktgjykim lirues për rastin “Drenica”. “Jemi të bindur thellësisht se nuk ka mundur të provohet fajësia për komandant Selimin dhe të tjerët që janë të akuzuar. Prandaj, besojmë se të gjithë të akuzuarit në rastin “Drenica”, do të shpallen të pafajshëm”, është shprehur Gashi.