Gani Geci thirrje Kurtit: Formoje Qeverinë deri më 4 shkurt, pushtetin ta merr Thaçi

Ish-deputeti Gani Geci i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ta bëjë marrëveshjen me LDK-në për formimin e Qeverisë së re.

Sipas Gecit nëse qeveria nuk krijohet deri më 4 shkurt, pushtetin do ta marrë presidenti Hashim Thaçi.

Postimi i tij:

Thirrje për Albin Kurtit, oooo Albin Kurti ulu bre burrë e bane marrëveshjen me LDK-në se në këtë mënyrë qysh ju që po doni pushtet pas 4 Shkurtit afatit kushtetues nëse ti nuk e formon qeverinë, pushtetin ka me ua marrë Hashimi.

 Në vitin 2006 , atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut.

ooooo Fatmir Sejdiu (o President) ma bre burrë, mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me jav marrë Hashimi!

E njejta vlen për Albin Kurtin.