Foto nga aksidenti i rëndë në Fushë Kosovë, ku u lënduan shtatë persona

Nga një aksident i rëndë këtë të shtunë, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. 

Rasti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës, rreth orës 17 e 25.

Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë, ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshira shtatë vetura dhe një autobus.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Po ashtu, sot gjatë ditës ka ndodhur edhe një aksident tjetër në rrugën që lidh Lipjanin me Ferizajn, ku humbi jetën një 21 vjeçare.