Flet dëshmitari i sulmit ndaj autobusit të Kosovës në Serbi

Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që po qarkullonte nga Kosova për në Gjermani, është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit.

Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje, me inicialet A.S. ka treguar për tmerrin që kishin përjetuar udhëtarët,

“Mbrëmë rreth orës 02:00, pas mesnate është sulmuar me gur autobusi i kompanisë ‘Shpejtimi’ me tabela shqiptare afër Krushevcit. Pas sulmit me gurë, të gjithë gra e fëmijë filluan duke qarë, u frikësuan”, u shpreh ai, duke treguar se nuk është lënduar askush, pasi është hedhur një guri në xhamin tek shoferi.

Tutje dëshmitari tregoi për ardhjen dhe sjelljen e Policisë së Serbisë në vendin e ngjarjes.

“Pas 30 minutave arriti policia serbe në vendin e ngjarjes. Sjellja ishte e mirë, por kanë ardhur me vonesë”, u shpreh dëshmitari shkruan Indeksonline.

Në fundi ai tregoi se në Serbi kanë qëndruar deri në ora 05:00 dhe pastaj janë nisur dhe se tashmë gjendën në rrugën Austri-Gjermani.