Fillon sanimi i gropave në kryeqytet

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e i infrastrukturës, ka filluar sanimin e gropave në rrugët e kryeqytetit.

Kryetari i Komunës,Shpend Ahmeti bashkarisht me drejtorin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë dalë në qendren e qytetit si dhe në lagjen Pejton,ku edhe ka filluar mbushja e gropave.

Ahmeti ka thënë se pavarësisht nga tendenca që të pengojnë secilin projekt të Komunës së Prishtinës, ata do vazhdojnë me punë.