Emocione të forta, polici fillon të qajë gjatë protestës në Drenas

Një prej policëve në stacionin policor ka derdhur lot gjatë protestës që është duke u mbajtur në Drenas.Protesta në Drenas kundër abuzimit seksual të 16 vjeçares ka sjellë emocione të forta edhe tek pjestarët e policisë.

Një prej policëve që është duke u përkujdesur për sigurinë gjatë protestës ka filluar të qajë para protestuesve, transmeton lajmi.net nga vendi i ngjarjes.

Një nga policët më të moshuar është emocionuar shumë gjatë thirrjeve të protestuesve sa që i rrodhën lotët.

Ai ka gjetur mbështetjen e disa prej protestuesve që e kanë përqafuar pas lotëve të tij.