Emërimi i noterëve, reagojnë edhe ndërkombëtarët

Ka kohë që procesi i emërimit të noterëve të rinj ka nisur. Por, ky proces në tërësi është kontestuar shumë në Kosovë.

 

Shoqëria Civile kishte vërejtje për tërë procesin, por edhe për ata që kaluan provimet, pasi që shumë nga ti kishin lidhje me figura të ndryshme politike

E tani kur ky proces nuk ka përfunduar ende, kundërshtimet për të ende po vazhdojnë.

Madje vërejtje kanë ardhur edhe nga jashtë.

Kështu, Ministria e Drejtësisë ka marrë edhe një reagim të përbashkët të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve dhe të Odës Federale Gjermane të Noterisë.

Përmes një letre, drejtuar ish-ministrit Abelard Tahirit, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre,

Ndërsa aty janë dhënë vërejtje edhe sa i përket numrit të madhe të noterëve. Por, vërejtje kishte edhe për kriteret jo strikte të Ministrisë.

Pak ditë më as, ish ministri  i drejtësisë Abelard Tahiri u ka kthyer një përgjigje.

Ai në letrën kthyese, ai ka thënë se sa i përket numrit të noterëve ka përdorur praktika të ndryshme të vendeve evropiane.

Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi reagimin ndërkombëtar për këtë proces, e shohin tejet shqetësues.

Edhe sipas Rreze Hoxhës, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, pikat e përmendura në letrën e drejtuar, ish ministrit duhet të merren seriozisht.

Konkursi për noterë u hetua për konflikt interesi nga  Agjencia Kundër Korrupsionit.

Mirëpo e njëjta, doli konstatuar se nuk ka pasur konflikt të mundshëm të interesit në procesin e provimit të noterisë.