Eliza Hoxha i del krah Vlora Çitakut pas rastit me Xhamajkën

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, i ka dalë në krah ambasadores Vlora Çitaku pas skandalit me Xhamajkën, së cilës iu referua presidenti Hashim Thaçi kur njoftoi se kinse ky shtet ka njohur Kosovën.

Hoxha e quajti vlerë të shtetit Çitakun dhe se për të dhe gra të tilla diplomate duhet të jenë krenarë.

“VLORA është vlerë e Kosovës. Edhe MODESTA poashtu. 🍀💙💛 Kosova duhet të jetë krenare për gra të tilla që bëjnë diplomacinë tonë dhe ngrisin imazhin e shtetit tonë nëpër botë. Unë jam shumë krenare me to”, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku ende nuk ka folur rreth situatës së krijuar edhe pse presidenti dhe Ministria e Jashtme thanë se lajmin për njohjen e Xhamajkës e morën nga një e-mail i dërguar nga ajo.

Derisa ajo hesht nga SHBA, në Kosovë pati edhe të tillë që kërkuan dorëheqjen e saj, në rast se provohet që lajmi i rremë buroi nga ajo.