Egjipti hap dyert e dy piramidave pas 54 viteve, ato janë 4,600 vjet të vjetra

Egjipti gjatë vikendit të kaluar ka hapur për vizitorët e shumtë dyert e dy piramidave më të vjetra, që gjenden rreth 40 kilometra nga Kajro.

E gjithë kjo ka ndodhur pas më shumë se 54 viteve, që kur për herë të fundit e kishin bërë një gjë të tillë autoritetet e këtij vendi.

Në zonën e Dashurit ku edhe gjenden më së shumti varret e mbretërve, arkeologët egjiptianë kanë zbuluar sarkofagë të shumtë nga kohërat e ndryshme, e në disa prej tyre kishte edhe mumie, ka njoftuar para gazetarëve ministria egjiptian Kaled al Anani.

Ata gjithashtu kanë gjetur maska dhe pajisje të ndryshme për përpunimin e gurit, që datojnë nga periudha 664 deri më 332 para erës së re.

Vizitorët kanë pasur rastin ta shohin tunelin e gjatë 79 metra, i cili qon drejt pjesës qendrore të piramidës së vjetër 4,600 vite.