Edhe në Zvicër po kërkohet drejtësi për Astrit Deharin

Sot në Zvicër është kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

Me moton “Një popullë për drejtësi” sot rreth orës 12:00 në Bern është kërkuar drejtësi për ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili në rrethana të dyshimta u gjet i vdekur tri vite më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, shkruan albinfo.ch.

Thirrjes së degës së Lëvizjes Vetëvendosje këtu në Zvicër iu bashkuan qindra qytetar të cilët në duar mbanin pankarta ” Drejtësi për Astritin”.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur videon nga ky marsh: