Edhe në Prishtinë hapen dyert për familjet e Kumanovës (Video)

Nëse familjet që lëshuan shtëpinë e tyre në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ia mësyjnë Kosovës, nuk do të mbesin pa strehë. Për ata dikush hapi dyert në Prishtinë.
Gazetarja Arjeta Dragaj ka vizituar Dastid Krasniqin në banesën e tij të cilën e bëri gati për refugjatët shqiptarë nga Maqedonia.

E, njëra prej arsyeve që e shtyu prishtinasin ta bëjë këtë veprim është edhe rënia e babait të tij, në luftën mes shqiptarëve e serbëve në Preshevë, me 2001. /Klan Kosova/