Edhe këtë vit, dhjetëra punëtorë të korporatës HIB dhe Emerald dhurojnë gjak

26 punëtorë të korporatës HIB dhe Hotel Emerald kanë dhuruar gjak për ta mbështetur iniciativën dhe fushatën për dhurimin e gjakut për rastet në nevojë

Gjatë ditës së djeshme, 26 punëtorë të korporatës HIB Petrol vullnetarisht janë pajtuar të bëjnë dhurimin e gjakut për rastet në nevojë. Arsyeja kryesore për këtë numër kaq të madh të dhuruesve të gjakut në korporatën HIB ka qenë fushata brenda kompanisë e cila ka rritur vetëdijësimin e të punësuarve dhe menaxhmentit të korporatës rreth rëndësisë dhe nevojës për dhurim të gjakut.

Fushata për dhurimin e gjakut në korporatën HIB tashmë është bërë tradicionale dhe e përvitshme. Ky është viti i dytë që pronarët, menaxhmenti dhe të punësuarit e HIB bëjnë dhurimin e gjakut.  Ibrahim Bucaliu, pronar dhe themelues i korporatës HIB ka falenderuar të gjithë punëtorët e korporatës HIB të cilët ishin dhuruesit vullnetarë të gjakut.

“Kjo është një nga ditët më të rëndësishme të vitit për ne në HIB. Sepse secili prej nesh mund të ketë nevojë për gjak, dhe nuk ka asnjë lloj ilaçi që e zëvendëson këtë dobi që secili prej nesh mund ta krijojë për të tjerët. Dhe natyrisht se kjo tregon shumë për shpirtin tonë solidar dhe frymën të cilën ne e ndërtojmë në HIB.

Aktiviteti i dhurimit të gjakut në vitin e parë të bashkëpunimit mes HIB dhe Qendrës së Transfuzionit të Gjakut ka qenë shumë i suksesshëm, dhe numri i dhuruesve të gjakut ka qenë në rritje të vazhdueshme, duke e bërë këtë iniciativë një fushatë tradicionale.

“Korporata HIB ka krijuar një kulturë të brendshme të korporatës e cila synon të krijojë vlerë dhe solidaritet të gjithmbarshëm shoqëror, dhe iniciativave të saj gjithnjë i bashkëngjiten shumë punëtorë të saj” ka thënë Frosina Islami, përgjegjëse për marketing në korporatën HIB.

“Përgjegjësia sociale e korporatës dhe integriteti janë objektiva të rëndësishme të cilat ne mundohemi t’i përmbushim vazhdimisht, në bashkëpunim me gjithë të punësuarit e korporatës”.

Çdo sekondë, tre transfuzione të gjakut bëhen në mbarë botën: 54 për qind për qëllime trajtimi dhe sëmundje gjaku si kanceri, 33 për qind gjatë operacionit dhe 5 për qind gjatë lindjeve.

Video permbledhese e ngjarjes: https://www.facebook.com/watch/?v=2246221809029237