E kryer: Agim Bahtiri vet i 600-ti kalon në Vetëvendosje, ja kur do priten nga Albin Kurti

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të zyrtarizojë sot kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmin për aderimin në Vetëvendosje e ka konfirmuar për KosovaPress vetë Bahtiri.‘Po, sot në ora 16:00 në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë do të mbahet ceremonia e aderimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje’, ka thënë shkurt Bahtiri.

Ndryshe, Bahtiri u zgjodh kryetar i Mitrovicës si kandidat i Aleancës Kosova e Re, ndërsa në dy mandatet e tij në krye të kësaj komune ka bashkëqeverisur fillimisht me LDK-në, e më vonë me Lëvizjen Vetëvendosje.