E diela ditë pushimi në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që e diela të bëhet ditë pushimi për subjektet afariste në Skenderaj. Sipas njoftimit nga kjo komunë ky vendim hyn në fuqi nga 1 marsi i këtij viti.

Ndërsa bëhet e ditur se përjashtim do të bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00.

Ndërkohë kafiteritë , restorantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e shitjes së derivateve të naftës do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt siç kanë punuar deri me tani.

“Nga 1 marsi i këtij viti, e diela ditë pushimi për subjektet afariste në Skenderaj

Komuna e Skenderajt, me qëllim të zbatimit të Ligjit të Punës, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, nga data 1 mars do të fillojë së zbatuari Rregulloren Komunale mbi orarin e punës në fushën e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera.

Në bazë të kësaj rregulloreje komunale e diela do të jetë ditë pushimi për shumicën e subjekteve afariste në territorin e komunës tonë.

Përjashtim bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00, kafiteritë , restaurantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e shitjes së derivateve të naftës të cilat do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt siç kanë punuar deri me tani.

Me këtë rast Komuna e Skenderajt, Inspektorati Komunal, kërkon mirëkuptim nga të gjitha bizneset dhe po ashtu kërkon nga ta që kjo rregullore të respektohet, ndryshe për mos respektimin e kësaj rregulloreje pason gjoba sipas legjislacionit ne fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës.