“Dyfytyrësia e Thaçit” (Video)

Sa ishte Kryeministër vazhdimisht u shprehte se formimi i Gjykatës Speciale është në interes të vendit, e sidomos në pastrimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirëpo, tash që mban postin e Presidentit, ka ndryshuar mendim për këtë çështje.
Hashim Thaçi, për shumë kë çuditërisht kishte dalë me kërkesën që kjo Gjykatë të shfuqizohet sa më parë.

E kjo kërkesë e tij për deputetin Milaim Zeka është dyfytyrësi.
Ai po thotë se i pari i vendit nuk ka të drejtë morale të kërkoj një gjë të tillë
Milaim Zeka Deputet/ Nisma për Kosovën
Madje, përveç kësaj ai po thotë se në Kosovë nuk po shkon mirë asgjë.

Shfuqizimin e kësaj gjykate e kanë kundërshtuar kategorikisht ambasadorët e vendeve të QUINT-it, duke kërcënuar se një shfuqizim i tillë do të ishte fatal për shtetin kosovar.
Por, që edhe përkundër këtyre deklarimeve, zyrtarët më të lartë shtetëror, deri më tani kanë treguar një seriozitet që të arrijnë që ta bëjnë shfuqizimin e saj