Dy tentim vrasje në Prishtinë brenda një dite

Dy tentim vrasje gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në Prishtinë. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “24 Maji”.

“Në lidhje me rastin pas një pune intensive është raportuar se me  22.08.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku tre persona kanë sulmuar viktimën i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj  të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.