Dy persona mashtrojnë një market, i japin 121 monedha të falsifikuara 2 euroshe dhe i marrin të letrës

Dy persona në Prishtinë kanë shkuar në një market me 121 monedha metalike 2-euroshe, për t’i marrë të letrës.

Më vonë, doli të jetë që ato monedha kanë qenë të falsifikuara.

Policia e Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar gjithë monedhat e dyshuara.

Sipas policisë, rasti është duke vazhduar të hetohet.