Dy deputetë kërcënojnë se do të dalin nga koalicioni qeveritar

Deputeti nga Partia Liberale egjiptiane Veton Berisha dhe Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim kërcënojnë se do të largohen nga koalicioni qeveritar nga Qeveria Haradinaj.

Berisha dhe Arifi kërkojnë që  nëse brenda 24 orëve nuk korrigjohet konkursi për policë të rinj të Kosovë atëherë do të detyrohen ta bëjnë këtë veprim Hetem Arifi

“Me dashje apo pa dashje me qëllim apo pa qëllim, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e diskriminon dhe përjashton nga Konkursi Publik i Policisë së Kosovës kandidimin e pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian dhe ashkali.                                                                                                                               Siç shihet nga formulari i aplikimit egjiptianët dhe ashkalit nuk e kanë mundësin të kandidojnë pasi që i është mohuar e drejta e deklarimit të përkatësisë etnike për dallim me komunitetet tjera. Ne deklarojmë se kurrë nuk do e lejojmë këtë praktikë diskriminuese nga e kaluara”, thuhet në një deklaratë të këtyre dy deputetëve .   Sipas Berishës dhe Arifit egjiptianët dhe ashkalinjtë janë kategori kushtetuese deri sa në konkurs përfshihen kategori jo kushtetuese ( çerkez dhe kroat ) dhe ky gabim sipas tyre është i pafalshëm . “Egjiptianët dhe ashkalinjët institucionin e Policisë së Kosovës e konsiderojnë si institucion kredibil dhe nuk e presin përjashtimin nga ky institucione”, thuhet në deklaratë.