Drenicaku kërcënohet në oborr të shtëpisë, policia gjen gëzhoja të plumbave

Një person në Drenas u kërcënua dje në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai në polici ka raportuar se disa persona kanë hyrë në oborr nga ku më pas e kanë kanosur, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te prokurorit rasti është iniciuar si ‘Kanosje’. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.