“Do të konfiskohen pasuritë e jashtëligjshme” (Video)

Veprat penale për të cilat vlen konfiskimi i pasurisë po dalin të jenë shtuar dukshëm dhe në këtë mënyrë do të konfiskohet çdo pasuri e fituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Kështu tha ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë prezantimit të projektligjit për Kompetencat e Zgjeruara  për Konfiskimin e Pasurisë.

Me ç’rast tha se ky projektligj mbetet më i rëndësishmi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Po ashtu, Tahiri bëri të ditur se konfiskimi është zgjeruar edhe për palët e treta.

Sipas tij, askush nuk do të ketë mundësi që pasuria e fituar me vepër penale, të fshehët, ta transferojë te personat e tretë me pretekstin për t’iu shmangur konfiskimit.

Foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, u shpreh i bindur se rekomandimi i Komisionit Evropian lidhur me këtë çështje do të jetë pozitiv.

 

Tutje Tahiri, bëri të ditur se Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë do t’i dërgohet qysh nesër Qeverisë për miratim, dhe se presin sa më shpejt miratimin e tij nga Kuvendi.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën në vazhdim: