Djali i Thaçit tallet me rrëzimin e Qeverisë Kurti, e paraqet si sukses të babait

Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit – Endrit Thaçi, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me një fotografi në llogarinë e tij në Instagram.

 

Endrit Thaçi përmes një fotografie të edituar ka bërë përpjekje që rrëzimin e Qeverisë Kurti t’ia atribuojë babait tij si një sukses, me një fotografi të cilën ky i fundit e publikojë ditë më parë.

Thaçi ka postuar një foto ku shihet Thaçi duke e krasitur pipat e pemës, e aty shihet edhe foto e Kurtit.

Përveç Endritit, të njëjtën fotografi e ka postuar edhe mbesa e Thaçit, gjegjësisht çika e vëllait të tij.