Dita Ndërkombëtare e Familjes,281 raste të dhunës në tre muajt e parë të vitit (Video)

Qindra raste të dhunës familjare vetëm brenda këtij viti në Kosovë.

Kështu e gjen vendin tonë, 15 maji, dita ndërkombëtare e familjes.

Është shqetësuese sa raste janë paraqitur në Polici vetëm në tre muajin  parë të këtij viti.

 

Sociologu Arianit Behrami thotë se shoqëria kosovare ka kaluar nga shoqëri tradicionale drejt asaj moderne, e kjo ka ndikuar që dhuna të rritet.

Sipas tij, duhet punë për parandalimin e dhunës në familje.

Ndërsa psikologu Adem Shala thotë se ka shumë faktorë që dërgojnë në dhunë.

Më 15 maj në botë shënohet dita ndërkombëtare e familjes me fokus vlerat e saj.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: