“Disktuim & Kafe me Rektorin”, u mbajt në hapësira para Rektoratit të UP-së

Në hapësirën para Rektoratit UP-së, u mbajt takimi i katërt në kuadër të aktivitetit “Diskutim & Kafe me Rektorin”

Studentët nga njësi të ndryshme akademike të UP-së, u pritën nga rektori Marjan Dema, prorektorja Myrvete Badivuku, prorektorja Merita Berisha dhe asistentja Blerta Dibrani, me ç’rast studentët shpalosën idetë e tyre për kampusin e ëndrrave.

Për realizimin e tyre, i pari i UP-së premtoi se do të bëjë çdo gjë që është e mundur.
“Arsyeja se pse vazhdojmë të mbajmë takime të tilla është që edhe komuniteti të merr pjesë në këto ndryshime. Duhet që të kultivojmë kulturën që secili mund të kontribuojmë në ndryshimin e institucionit tonë. Andaj, idetë e juaja ne i marrim me seriozitet dhe do punojmë që t’i realizojmë ato”, tha Dema.

“Diskutim & Kafe me Rektorin”, tashmë është shndërruar në takim të përmuajshëm, përmes së cilit Dema synon që të qëndrojë më afër kërkesave të studentëve.