Disa zyrtarë të VV’së në Mitrovicë rikthehen në shtëpinë e vjetër, PDK

Partia Demokratike në Mitrovicë përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot i janë bashkuar anëtarë të kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh.

 Në zyret e selisë në Mitrovicë, kryetari i degës Bedri Hamza, i uroi mirëseardhje dhe i falënderoi për besimin duke ju shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë, thuhet në njoftim.

Anëtarët e rijnë shprehën respektin dhe besimin maksimal për kryetarin, Hamza, dhe u zotuan se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur Kadri Veselin si kandidat i partisë për kryeministër.