Digjet një veturë në parking në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një parking të veturave, për shkaqe ende të panjohura është djegur një veturë me targa vendore.

Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

 Rasti ka ndodhur më 20 shtator në ora 02:29, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policës së Kosovës.