Diaspora vazhdon takimet në Kosovë, kritikon Qeverinë për mospërkrahje (VIDEO)

Kosova konsiderohet si një nga shtetet që ka më së shumti emigrantë në vende të ndryshme të botës. E falë kësaj pranon edhe më së shumti dërgesa nga diaspora.

Remitancat nga diaspora që marrin qytetarët e vendit luajnë një rol të rëndësishëm në gjendjen ekonomike dhe sociale, raporton Tribuna Channel.

Megjithatë institucionet vendëse nuk është që bëjnë shumë për diasporën tonë.

Ata po shprehen të pakënaqur  me punën e institucioneve, për të cilat thonë se nuk po i përkrahin edhe pse janë të gatshëm të investojnë në Kosovë.

Këto pakënaqësi diaspora i shprehu edhe në Kuvendin e Kosovës, ku edhe paraqitën disa nga kërkesat e tyre karshi Qeverisë.

“Pesë kërkesat që sot i kemi si diaspora janë. E drejta e votës apo përmirësimi i procesit për votim jashtë vendit. Mësimi plotësues në gjuhën shqipe, përfaqësimi në politikë-bërje, kartoni i gjelbër, posaçërisht për mërgatën në Evropë, e cila udhëton me vetura në vendin tonë dhe angazhimi i profesionistëve të diasporës që sot është një mundësi e mirë t’i shohin se kush jemi si vend”.

E Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, thotë se është i papranueshme trajtimi jo korrekt ndaj mërgatës tonë nga institucionet e vendit.

“Është e pa pranueshme trajtimi jo korrekt dhe i pa dinjitetshëm i mërgatës tonë nga institucionet e Republikës së Kosovës. Në mungesë të përkrahjes nga institucionet tona mërgata e jonë po investon në objekte banimi ose i depozitojnë këto shuma në banka sepse nuk kanë siguri që të investojnë. Dhe kjo mos siguri është nga politika ditore dhe bizneset e lidhura me të, sepse për fat të keq në Kosovë për të qëndruar në biznes duhet me qenë i afërt me njerëzit e lidhur me politikën”.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte premtuar lehtësime për diasporën për hapjen dhe fillimin e bizneseve në Kosovë.

Ndërsa duke u bazuar në të dhënat zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës për vitin 2018 pritet të kemi të hyra në vlerë prej 800 milion euro./TribunaChannel