Dialogu i pashmangshëm (Video)

U ndërprenë bisedimet Kosovë-Serbi. Arsyeja është vrasja e Oliver Ivaniviqit.
Këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i delegacionit në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Avni Arifi.
“Është e vërtetë që delegacioni serb e ka anulu takimin që është dashtë të filloj në orën 10 për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Se a do të vazhdojnë bisedimet do ta kuptojmë sot në mbrëmje por krejt kjo është qëndrimi i delegacionit serb”
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, deklaron për Tribuna Channel se pavarësisht zhvillimeve dialogu duhet të vazhdoj.
Madje, Hoti thotë se Serbia në faza të ndryshme të dialogut dhe luftës ka tentuar të inskenoj vetëm që të përfitoj nga situata.
Akt kriminal e ka quajtur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Tha se nuk duhet shfrytëzohen këto raste për qëllime ditore politike.
“Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit!
Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe e përcaktuar fuqishëm në rrugën e vet euro-atlantike.
Institucionet tona do të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje, dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdoqoftë!”
Ekipi aktual kosovar është për herë të parë në bisedime, pas zgjedhjeve që u mbajtën në qershor në Kosovë dhe në Qeveri erdhi Ramush Haradinaj.

Për më shumë ndiqeni kronikën: