Dhanë 100 premtime, vetëm dy i përmbushën (Video)

Koalicioni PAN, nuk ka arritur t’I përmbush as gjysmën e premtimeve zgjedhore.

Kështu kanë deklaruar organizata joqeveritare Demokracia Plus.
Nga prezantimi i raportit  “100 premtimet zgjedhore dhe progresi i tyre”, del se nga 100 premtimet zgjedhore, të matshme të nxjerra nga programet zgjedhore të PAN dhe AKR, 26 ishin përfshirë në planin qeverisës, 23 ishin përfshirë pjesërisht kurse 51 prej tyre nuk janë përfshirë fare, ku më së shumti ngecje ka shënuar koalicioni PAN.

Sa i përket asaj se cili subjekt politik ka ngecur në implementimin e premtimeve të bëra në kohë fushate, ai tha se është koalicioni PAN .

Raporti gjen se te sektori i minierave, asnjëri nga 8 premtimet e bëra nuk ka pasur progres.

Demokracia Plus ka bërë thirrje për subjektet politike që janë në pushtet, që të intensifikojnë punën në realizimin e premtimeve zgjedhore, në theks të veçantë  fushën e administratës, zhvillimit ekonomik, arsimit, bujqësisë, politikave tatimore e mirëqenies sociale.

Për më shume detaje ndiqeni kronikën në vazhdim: