Detaje nga grabitja në Shtime: Pronari shtëpisë i plagosur rëndë, njëri nga hajnat i vdekur

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në “Lagjen e Pajtimit “, komuna Shtime, ka ndodhur një vjedhje grabitqare. Sipas informatave të para që posedon Prokuroria, grabitësit janë konfrontuar me pronarin e shtëpisë dhe si pasojë e kanë plagosur pronarin e shtëpisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në “Lagjen e Pajtimit “, komuna Shtime, ka ndodhur një vjedhje grabitqare.

Sipas informatave të para që posedon Prokuroria, grabitësit janë konfrontuar me pronarin e shtëpisë dhe si pasojë e kanë plagosur pronarin e shtëpisë me armë zjarri, ndërsa, 300 metra larg shtëpisë, është gjetur trupi i pajetë i njërit nga grabitësit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kujtojmë, se zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar për lajmi.net se i vdekur në vendngjarje ka mbetur njëri prej grabitësve, kurse i plagosur është pronari i shtëpisë që ka qenë cak i hajnave.

“Dyshohet se katër persona kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi dhe gjatë tentativës kanë hasur në pronarin e saj të cilin e kanë plagosur në këmbë. Gjatë tentativës për të ikur grabitësit, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin nga të dyshuarit”, ka thënë Hajdini.

“Nga plagët që i janë shkaktuar me mjete të forta i dyshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i viktimës nuk dihet pasi që nuk ka poseduar me vete dokumentacion. Mosha e tij sillet të jetë rreth 40 vjeç”.

Tutje ai ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

I plagosuri, pronari i shtëpisë është dërguar për trajtim mjekësor, kurse vëllai i tij është arrestuar.

Hajdini ka shtuar se policia është duke u marrë me rastin dhe se kanë edhe dëshmitarët për rastin e ndodhur.