Dështon raportimi i Kuçit

Ka dështuar mbledhja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane. Pikërisht në këtë mbledhje ishte paraparë që të raportojë ministri i Integrimeve Evropiane, Hajredin Kuçi.
Jo zyrtarisht Tribuna merr vesh se Kuçi ndodhet jashtë vendit. Asnjë nga anëtaret e Komisionit nuk kanë qenë prezent në kohën kur do të duhej të fillonte takimi.
Hajredin Kuçi deri më tani nuk ka raportuar asnjëherë në këtë legjislaturë. Deputetët kanë paralajmëruar se Kuçin do ta pyesin për shumë çështje që kanë të bëjnë me sistemin e Drejtësisë.
Shpjegimi do t’i kërkohen për rrjedhën e procesit të zgjedhjes së kryeprokurorit por nuk do të mungojë interesimi as për Gjykatën Speciale.
Kuçit po i kërkohet dorëheqja nga partitë opozitare./Gazeta Tribuna/