Deputetë vijnë në seanca për mëditje (VIDEO)

Kreu i Kuvendit , Kadri Veseli, po thotë se është i pakënaqur me produktivitetin që ka treguar Kuvendi.

Megjithëse ka fjalë të mira për një pjesë të deputetëve, ka edhe kritika për një pjesë tjetër.

Po thotë se disa deputetë po paraqiten në seanca vetëm sa për mëditje.

Por nuk po tregon se a do të marrë masa ndaj tyre.

 

Veseli  po shprehet i sigurt  se liberalizimi do të ndodh brenda këtij viti.

E, Albert Krasniqi nga KDI, po thotë se mungesa e deputetëve në seanca dhe në komisione po vazhdojnë të jenë problem.

 

Për deputeti Labinot Tahirin debatet në Kuvend po vazhdojnë të bëhen të kota.

 

Deputeti nga PSD-ja Dukagjin Gorani tha se roli i deputetit dhe Kuvendit është keqkuptuar. Sipas tij deputetët përfaqësojnë interesat e subjektit politik dhe programit të atij subjekti, të cilin e kanë votuar qytetarët.

Në lidhje me këtë çka tha Gorani ka reaguar  Yllka Buzhala nga Lëvizja Fol.

Po i thotë Goranit se deri tani politikanët i paskan gënjyer qytetarët, se i përfaqësojnë interesat e tyre.

 

Sipas KDI-së vetëm 45 deputetë kanë parashtruar pyetje parlamentare në këtë legjislaturë dhe 62.5 përqind e deputetëve nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare.

 

VIDEO: