Deponia e rrezikshme me bërllok që po rrezikon disa fshatra të Pejës

Banorët e fshatrave të rajonit të Pejës: Lutogllava, Sverka e Thatë, Terstenik, Nabërgjan, Budisalc janë në hall me një deponi bërlloku që po rrezikon jetën. Një pjesë e këtyre banorëve kanë edhe shtëpitë afër deponisë.

 

Banorët kanë dërguar foto dhe janë ankuar se është duke iu rrezikuar jeta. Kanë thënë se nuk e kanë të sigurt as punimin e tokës pasi po depërtojnë edhe ujërat në drejtim të arave të tyre.

Zyrtarët të Komunës së Pejës kishin thënë më herët  se s’mund ta mbyllin deponinë por do ta mirëmbajnë.