Delegacioni i Institutit të Akreditimit Shëndetësor në Republikën e Turqisë viziton Spitalin Amerikan në Kosovë

Delegacioni i Institutit për Akreditim të Institucioneve Shëndetësore në Republikën e Turqisë, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, kryesuar nga Isak Shabani,  udhëheqës i Departamentit për Zhvillim Strategjik Shëndetësor, vizitoi Spitalin Amerikan në Kosovë, si një nga institucionet shëndetësore private lidere në Kosovë.

Drejtori i Spitalit Anerikan në Kosovë, Igli Larashi, gjate mikëpritjes së organizuar për delegacionin turk, drejtuar nga Figen Çizmeci Şenel,  drejtoreshë e ketij instituti, bëri një prezantim të grupit të Spitaleve Amerikane, të aktivitetit, misionin dhe politikave të zhvillimit të Spitalit Amerikan në Kosovë, si edhe informoi pjesmarrësit mbi progresin që ky institucion dhe i gjithë grupi ka bërë në procesin e akreditimit JCI.

Ekspertët turq vlerësuan punën e bërë në këtë institucion, dhe e konsideruan si mjaft të rëndësishëm që kjo eksperiencë të përcillet më gjerë.