Deda: Qeveria Haradinaj s’do ta presë fundin e vitit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda është i bindur se qeveria “Haradinaj” nuk do ta presë fundin e këtij viti, me ç’rast Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deda një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se prej formimit e deri më tani ekzekutivi nuk e ka bërë asnjë punë të mirë

Deda ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, duke potencuar se nëse kjo temë nuk merr epilog pozitiv gjatë këtij muaji, atëherë qytetarët e vendit duhet ta harrojnë liberalizimin e vizave me BE-në së paku deri në vitin 2020.

Pavarësisht kritikave nga zyrtarët qeveritarë, të cilët deklaruan se Strategjia për Zgjerim e BE-së e favorizon Serbinë, Deda mendon ndryshe. Sipas tij, kjo Strategji kërkon definim të kufirit me Serbinë dhe një marrëveshje të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja shteteve.