Daut Haradinaj ndez cigaren brenda sallës së Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj e ka ndezur cigaren brenda sallës së Kuvendit.

 

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca, e teksa deputetët po vazhdojnë debatin për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, Daut Haradinaj e ka ndezur cigaren brenda sallës.

Teksa fjalën e kishte deputeti Bekë Berisha, në sfond shihet Haradinaj, duke tymosur.