Daut Haradinaj: Çuditem se si kandidatët e PSD’së nuk u votuan

Haradinaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për votat shumë të pakta që ka marrë Shpend Ahmeti në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Ishte pritur që PSD të i shtojë shumë përkrahje AAK’së pasi që u lidh koalicioni por që nuk ndodhi ashtu. Gjithsesi Haradinaj thotë se mungesa e votave për Ahmetin ka qenë si pasojë e postit të tij si kryetar i komunës.

“Besoj që Shpendi nuk morri shumë vota pasi që ka qenë kryetar i Prishtinës”, ka thënë Haradinaj.

“Ai ka marrë vota në shumë qytete. Por nuk i mori numrat të cilat është dashtë me i marrë. Më vjen keq edhe për Muharrem Nitaj i cili udhëhoqi fushatën në Deçan. Ndërkohë në Pejë kemi kandidatin Gazmend Syla, dhe Ali Berisha që kanë marrë shumë vota. Edhe doktori Arbër Tolaj ka marrë shumë vota gjë që na befasoi. Ai arriti të mbledh vota të shumta në nivel vendi”

Haradinaj po ashtu ka thënë se është i befasuar se si Dardan Molliqaj nuk mori shumë vota. Madje një kandidate e re si Natyra Kuçi ka marrë dyfishin e votave të Molliqajt vetëm në Deçan.