Dallaveret me patentë shoferë, policia arreston disa persona

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në ambientet ku po mbahen provimet për patentë shoferë, më saktësisht në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë pas përfundimit të tij”, tha Hoxha.

Raportohet se deri tash janë arrestuar disa persona, përfshirë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Bastisjet janë duke vazhduar nëpër shumë lokacione.