Dakaj paditë Frashër Krasniqin për shpifje, kërkon 50 mijë euro dëmshpërblim

Frashër Krasniqi është paditur për shpifje nga Faruk Dakaj, ky i fundit e konfirmoi përmes një statusi në Facebook. Sipas tij, Krasniqi ka shpifur ndaj Dakajt në debatin televiziv “Pressing” të T7, i cili edhe deponoi padi për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Dakaj argumenton padinë e tij duke pretenduar se nuk është pronar i asnjë kompanie, për të cilën ka postuar edhe certifikatën e ARBK’së.

Dakaj pretendon se argumenton edhe për dy raste tjera të cilat sipas tij Frashër Krasniqi ka shpifur, është fjala për “Ndërtimin e shtratit të lumbardhit” në qytetin e Prizrenit dhe “Ndërtimi i Pishinës Olimpike” në Prizren.

Dakaj në padi kërkon dëmshpërblim me vlerë 50 mijë euro. Mjete këto të cilat do të shkojnë si donacion humanitar për trajtimin e personave me çrregullime psiqike.

Padi për shpifje ndaj përfaqësuesit të AAK-së në koalicion, Frashër Kasniqi.

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departameni i Përgjithshëm – Divizioni Civil deponova padinë për shpifje, e cila argumenton të kundërtën e asaj që ka deklaruar në një debat televiziv në T7 përfaqësuesi i AAK-së, Frashër Krasniqi.

Janë tri argumente kryesore që e dëshmojnë të kundërtën:..

Fotografia e Faruk Dakaj
Fotografia e Faruk Dakaj
Fotografia e Faruk Dakaj
Fotografia e Faruk Dakaj