Copëza e hekurit gjindet në suxhuk, u ble në një market në Podujevë

Një blerës kosovar është habitur kur në suxhukun që kishte blerë ka hasur në një copëz hekuri.

Blerësi ka thënë për Indeksonine se produktin vendor e kishte blerë në një market në Podujevë.

Copëza që është një lloj buloni është vërejtur pasi që kishte prerë në mes suxhukun të cilin e kishte blerë për familje.

Blerësi ka treguar për Indeksonline emrin e produktit dhe të marketit ku është blerë suxhuku.