Çollaku: Me nënshkrimin e MSA-së, BE e ka trajtuar Kosovën si shtet

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, duke folur për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit Asociimit (MSA), ka thënë se Kosova, me këtë rast është trajtuar si shtet, pavarësisht faktit se pesë vende anëtare të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Çollaku në emisionin ‘Debat’ në RTK, ka thënë se për vet faktin se në MSA-në me Kosovën janë përmendur kushtet e Traktati të Kopenhagës, kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me marrëveshje tregtare si ato me Kilin, Tajvanin e të tjera, por me marrëveshje politike si me ato të shteteve që janë në rrugë për t’u integruar në BE.