Clinton përfundon vizitën në Kosovë

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë. Clinton ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ndërkaq para largimit, ai është përcjellë për në Aeroportin e Prishtinës nga kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari I Kuvendit, Veseli deklaroi se “ky jubile i shënimit të çlirimit të Kosovës nuk do të kishte kuptim pa prezencën e tre njerëzve më meritorë dhe vendimtarë të ndaljes së gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe fitores mbi Serbinë, Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Wesley Clark”.

Gjatë kësaj vizite, ish-presidenti Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.