Clark: Ne ende kemi KFOR-in këtu për të siguruar sigurinë e Kosovës

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka deklaruar se nëse do të ishte në Kosovë dhe do të llogariste në mbrojtjen e KFOR-it dhe të NATO-së do ta shihte më të arsyeshme që burimet e Qeverisë të shkojnë për zhvillim paqësor dhe ekonomik sesa të shkojnë për forcat ushtarake.

Clark gjatë një konference për shtyp në përvjetorin e 15-të të RIT Kosovo, ka deklaruar se dëshiron që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por që ai tha se do të ishte mirë që studentët të qëndrojnë dhe të punojnë këtu

Ish-komandanti i NATO-s për Evropë në kohën e bombardimeve kundër forcave kriminale serbe, tha se beson që shteti duhet të ketë aq ushtri sa duhet për të pasur siguri.

“Ne ende kemi KFOR-in këtu për të siguruar sigurinë e Kosovës. Pra, unë mendoj se njerëzit që kanë shërbyer në UÇK 20 vite më parë, të cilët kanë formuar policinë kanë një lidhje të mrekullueshme, është një gjë e mrekullueshme. Por nëse do të isha në Kosovë, dhe do mund të llogarisja në mbrojtjen e KFOR-it dhe të NATO-s, do ta shihja si më të arsyeshme që burimet e qeverisë të shkonin për zhvillim paqësor dhe ekonomik në vend sesa për këto shpenzime për forcat ushtarake. Pra, unë besoj se rregulli themelor dhe ushtarak është se ju duhet të keni sa më shumë ushtarë që ju nevojiten për të siguruar vendin, por jo më shumë se kjo, sepse në fund të fundit të gjitha këto shpenzime ushtarake dallojnë nga zhvillimi dhe siguria ekonomike. Mënyra më e mirë për të siguruar të ardhmen e Kosovës së pavarur dhe demokratike është përmes zhvillimit ekonomik. Pra, unë do të inkurajoja njerëzit e Kosovës që të me ndojnë për sigurinë dhe kushtet ekonomike, të mbajnë disa nga këta të rinj këtu, t’u japin mundësi punësimi, të investojnë në të rinjtë, të investojnë në infrastrukturë dhe për aq kohë sa ta mbajnë NATO-n këtu për mbrojtje, lejojeni atë që të merret me këtë gjë që ta bëjnë punën e tyre”, tha ai.