Çitaku me zë kritik ndaj çmimit Nobel: Kam lexuar eulogjinë e Handke-s për Millosheviçin

Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shfaqur zë kritik në llogarinë e saj në ‘Twitter’ kundrejt fituesit të çmimit ‘Nobel’ për literaturë, Peter Handke.

 

Në pyetjen e parashtruar nëpërmjet një cicërime në llogarinë zyrtare të çmimit Nobel, ambasadorja Çitaku ka theksuar eulogjinë e Handke-it, përkushtuar gjenocidit të Slobodan Millosheviçit, shkruan lajmi.net.

“Jo. Por unë kam lexuar eulogjinë që përgatiti për kasapin e #Ballkanit #Millosheviç”, shkroi Çitaku në cicërimën e saj, në një përgjigje ndaj pyetjes së llogarisë ‘The Nobel Prize’, se nëse kishte lexuar ndokush literaturë të fituesit të çmimit të apostrofuar.

Siç argumenton Michael McDonald, këshilltar letrar i revistës The American Interest, Handke vazhdonte “të miratojë mitin kryesor të Millosheviçit për vuajtjet serbe”.

Tutje, McDonald thekson se ai kishte qenë prezent në varrimin e kryerësit të krimeve ndaj popullit shqiptar dhe boshnjak. Veç kësaj, ai kishte marrë fjalën, siç precizon këshilltari i revistës prestigjioze, dhe kishte thënë se ”

“Nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Dëgjoj. Une ndiej. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”.

Dhënia e një çmimi të tillë ndaj një figure kontroverze nxiti reagimin e disa figurave politike, si dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë.